Tërmkolli paralajmëron zgjedhje të reja në pranverë

Aktuale

Tërmkolli paralajmëron zgjedhje të reja në pranverë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 12:39
Tërmkolli dhe Kurti

Humbi Albini! Nuk fitoi as LDK-ja, as PDK-ja.’ Kështu është shprehur Melihate Tërmkolli sot në një status në Facebook.

“Kur ia vunë kapakun të keqes, PDK, LDK e AAK, qytetarët e Kosovës në Zgjedhjet Nacionale, 2021, e votuan Albinin dhe i “rrëzuan” gjithë të tjerët.

Kur Albini i ofendoi e po i nëpërkëmbë rëndë qytetarët e Kosovës me arrogancën e fodullëkun e tij, shqiptarët e “rrëzuan përtokë” në këto zgjedhje lokale.”, ka argumentuar Tërmkolli.

“Populli po godet, “drejt e krejt”, majtas e djathtas, kushdo që i del para me punë të mbrapshta.

Vota është e qytetarit, ai të voton ai të “rrëzon”. Nuk pret më vite e dekada!

Po nuk ndërroi kurs politik Albin Kurti, në pranverën që vjen mund të kemi zgjedhje të reja nacionale.

Me krejt diçka të re!”, ka paralajmëruar Tërmkolli, një ndër emrat e njohur të politikës para dhe pas luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat