Rama pas fitores në Prishtinë : Sot fillon një epokë e re – të gjithë, bashkë, do t’i dalim zot vetvetes

Aktuale

Rama pas fitores në Prishtinë : Sot fillon një epokë e re – të gjithë, bashkë, do t’i dalim zot vetvetes

Nga: A.SH Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:13
Përparim Rama

Kryetari i sapo zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kjo fitore për kryeqytetin është për zhvillimin dhe transformimin, dhe që duke qenë i krejt Kosovës, ka për ta llogaritë gjithë Kosovën në planifikimin e vet të gjithëmbarshëm komunal.

“Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar”, ka shkruar Rama në Facebook.

Postimi në Facebook:

Prishtina ime e zemrës!

Kjo fitore është e jotja!

Sot fitoi secili banor, në qytet e në çdo fshat!

Vota jote më fuqizon me privilegjin e të qenit Kryetar i Prishtinës, e që nuk është Kryetar veç i një tjetër komune, po i vetë kryeqytetit të Kosovës. Të kryeqytetit, që ka zgjedhur zhvillimin dhe transformimin, dhe që duke qenë i krejt Kosovës, ka për ta llogaritë gjithë Kosovën në planifikimin e vet të gjithëmbarshëm komunal.

Kjo fitore nuk do të ishte e mundshme pa besimin dhe angazhimin maksimal të një mori njerzish që më besuan e më ndihmuan në sipërmarrjen time të fushatës. I jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhshme ekipit tim të mrekullueshëm!

Por nuk mundem pa e falënderu në veçanti, ma të dashurën time, Kristale Ramën, banoren më të re të Prishtinës, për besimin dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme.

Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar.

Sot fillon një epokë e re – ajo në të cilën ne të gjithë, bashkë, do t’i dalim zot vetvetes.

Ju dua!

♥️♥️♥️

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat