Ramabaja: Në Prishtinë dhe Prizren u goditëm nga neofashistët dhe mafia, ata u ndihmuan nga...

Aktuale

Ramabaja: Në Prishtinë dhe Prizren u goditëm nga neofashistët dhe mafia, ata u ndihmuan nga...

Nga: H.O. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:15
Sadri Ramabaja

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja në një postim të tij në Facebook ka komentuar rezultatet e djeshme zgjedhore.

Ai ka komentuar kryesisht rezultatet në Prishtinë dhe Prizren, komuna të cilat i humbi Lëvizja Vetëvendosje.

Ramabaja shkruan se këto dy komuna ‘u goditën rëndë nga neofashistët dhe mafia e ndërtimit’.

“Demokracia jonë e maturuar dhe qytetaria aktive, me theks në Prishtinë dhe Prizren, u godit rënd nga neofashistët dhe mafia e ndërtimit...të ndihmuar edhe nga ambasada e një superfuqie rajonale me ndikim...”, shkruan Ramabaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat