Vazhdon të bie numri i rasteve me Koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 4 raste të reja.
Ndërsa, janë shëruar 8 persona, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
15 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.058 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.548.
Në total numri i rasteve aktive është 424.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU