Ish-ambasadori amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ai ka thënë se populli i Kosovës i ka dhënë mesazh të fortë kryeministrit Albin Kurti, përcjell Bota sot.
Sipas tij, rezultati erdhi pasi Kurti refuzoi SHBA-në. Grenell ka theksuar se presidentja Vjosa Osmani, ia ka bërë të qartë SHBA-ve se nuk mendon si Kurti.
Postimi i Grenellit në Twitter:
Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin.
Kosovo people have sent a strong message to @albinkurti that it is unacceptable to reject the U.S., clean renewable energy & the Economic Normalization Agreements signed in the Oval Office.@VjosaOsmaniPRKS has also made it clear to the U.S. that she doesn’t agree with Kurti.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) November 15, 2021