Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka falënderuar qytetarët për procesin zgjedhor të rregullt e demokratike.
Në një postim në Facebook, ai ja shkruar se koalicioni LDK-LVV është fitues i zgjedhjeve në këtë komunë.
Sipas tij, nga sot Komuna e Junikut po ju kthehet junikasve.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Fillimisht faleminderit secilit junikas për një proces zgjedhor të rregullt dhe demokratik, siç i ka hije Junikut. Nga rezultatet preliminare rezulton se koalicioni LDK-VV në Junik është fituese e këtyre zgjedhjeve.
Sot u konfirmua që për Junikun vendosin vetëm junikasit. Prandaj urime fitorja të gjithë qytetarëve të Junikut.
Nga sot Komuna e Junikut po ju kthehet junikasve ndërsa unë Ruzhdi Shehu do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Junikut pa përjashtim. Programi ynë do të zbatohet deri në fund siç kemi premtuar ndërsa Junikut do i'a kthejmë dinjitetin pas 12 viteve.
Zoti e bekoftë Junikun dhe të gjithë junikasit pa dallim.
R.Sh