Haradinaj vazhdon me kritikat ndaj Kurtit, ja çfarë thotë kësaj radhe

Aktuale

Haradinaj vazhdon me kritikat ndaj Kurtit, ja çfarë thotë kësaj radhe

Nga: A.M. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 19:35
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar sërish me kritika ndaj kryeministrit Kurti.

Kësaj radhe, ai e kritikoi për raportet dhe qëndrimet e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sa larg aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndodhet vendi ynë për shkak të politikave të Kryeministrit Kurti dhe çfarë kahje ka marrë?”, shkroi Haradinaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sa larg aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndodhet vendi ynë për shkak të politikave të Kryeministrit Kurti dhe çfarë kahje ka marrë?

- Largimi nga politikat e SHBA dhe Marrëveshja Ekonomike e Washingtonit

- Largimi nga politikat e SHBA, gazi dhe energjia e pastër

- Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi në dialogun e dështuar të BE-së

- Largimi nga politikat e SHBA mbi ushtrinë profesioniste dhe kalimi në modelet ruse të ushtrisë së detyrueshme

- Largimi nga politikat e SHBA dhe ndryshimi i qasjes nga diplomaci liberale në diplomaci izoluese dhe dështuese

- Largimi nga politikat e SHBA për depolitizim të sistemit të shërbimit civil drejt qasjes totalitare të politizimit të tërë sistemit

- Largimi nga politikat e SHBA dhe kalimi nga tregu i lirë në tregun e kontrolluar nga sistemi politik dhe rritja e inflacionit

RH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat