Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët kanë mbështetur Lidhjen Demokratike.
Ai ka thënë se LDK udhëheq në 8 komuna dhe për këtë, secili nga këta kryetarë ka përgjegjësi vetëm ndaj qytetarëve: të punojnë për të përmirësuar jetën e tyre.
Postimi në Facebook:
Faleminderit secilit për besimin që na dhatë!
LDK partia e parë në vend me 170 mijë vota.
LDK udhëheqë 8 komuna.
Secili nga këta kryetarë ka përgjegjësi vetëm ndaj qytetarëve: të punojnë për të përmirësuar jetën e tyre.
Na priftë e mbara!