Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari ka pritur sot në takim në një takim kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq në Prishtinë.
Gjatë takimit, u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë, duke theksuar bashkëpunimin pozitiv dhe të ngushtë që KFOR-i ka me institucionet vendore.
Gjenerali Kajári shfrytëzoi këtë rast për të falënderuar kryeministrin kroat për kontributin e vendit të tij në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e lartë të ushtarëve kroatë në përmbushjen e mandatit të KFOR-it, thuhet në një postim në Facebook.
Ndryshe, gjatë vizitës së tij sot në Kosovë, kryeministri Plenkoviq është takuar me krerët më të lartë të vendit tonë.