Haki Abazi nxjerr dy faktorët që dëmtuan LVV në zgjedhjet lokale

Aktuale

Haki Abazi nxjerr dy faktorët që dëmtuan LVV në zgjedhjet lokale

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 00:43
Haki Abazi

Haki Abazi, kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin e Kosovës e lidh rezultatin e dobët të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale me dy faktorë përcaktues.

Sipas z. Abazi, LVV është më shumë e njohur për çështje të karakterit kombëtar dhe nuk është shumë e lidhur në nivelin lokal me zgjedhësin. Nga ana tjetër theksoi se në zgjedhje LVV ishte e vetme përballë disa forcave opozitare, duke iu referuar LDK, PDK, AAK etj.

“Mendoj se duhet të marrim kohë për të bëjë një analizë të thellë. Përshtypja ime e parë është se LVV është e njohur për angazhimin e saj në nivelin nacional dhe votuesi e një mirë pozicionin dhe formën se si i qaset temave me karakter kombëtar. Ndërsa në nivelin lokale kemi pasur shumë më pak figura dhe ndërlidhja me qytetarin ka qenë e shkurtër dhe mos të them që në disa raste pak e cekët”, deklaroi Abazi.

Ai foli për një marrëveshje mes LDK dhe PDK që solli humbjen e LVV në Prishtinë dhe Prizren.

“Prizreni ka fituar Prishtinën dhe Prishtina ka fituar Prizrenin duke bërë një koalicion mes partive të vjetra për të arritur atë diferencë minimale që u arrit fitorja”, deklaroi Haki Abazi.

Përfaqësuesi i LVV tha se nga këto zgjedhje duhet nxjerr disa mësime, duke nisur që nga fakti se në zgjedhje lokale duhet të paraqiten me kandidatë më të mirë. Abazi iu referua fitores në Gjilan ku një kandidat i ri solli fitore përballë një veterani të LDK-së në politikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat