​Sot fillon numërimi i votave të diasporës

Aktuale

​Sot fillon numërimi i votave të diasporës

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Votat e ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë do të fillojnë të numërohen sot. Kështu bëri të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Sipas shërbimit votues të KQZ-së është bërë vlerësimi i 1 mijë e 571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura me postë. Nga ky proces del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizura me fletëvotime është 2 mijë e 658, prej të cilave janë aprovuar 2 mijë e 379.

Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor. Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë komunave 19 komunave të ndryshme”, tregoi Elezi.

Elezi tha të hënën se së shpejti do të fillojnë edhe me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta”, potencoi Elezi.

Të dielën u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna. Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar nëntë komuna, LDK shtatë komuna, AAK pesë Komuna, VV katër komuna dhe LS ka fituar në 10 komuna të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat