Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për arrogancë LVV-në e ndërshkojnë, ndësa ata të pushtetit të vjetër i shpërblejnë, përcjell Bota sot.
Ai ka bërë një shpjegim duke e krahasuar me gjarprin, në një dokumentar të "National Geografic", që thotë se gjarpri më kafshoi por ai nuk ka faj pasi natyra e tij është e tillë, është kafshë.
Ai ka thënë se ish pushtetarët në natyrën e tyre e kanë arrogancën dhe korrupsionin dhe është faji i VV-së dhe Qeverisë sepse iu ndërhyri dhe ua ngushtoi hapësirën e korrupsionit atyre.
Postimi i tij i plotë:
Analogji cinike*:
Për arrogancë LVV-në e ndëshkojmë, ndërsa ata të pushtetit të vjetër i shpërblejmë.
Më duket si ai shpjegimi në dokumentarët e "National Geografic":
- Gjarpri më kafshoi, por nuk ka faj: është në natyrën e tij të kafshojë. Kafshë është.
- Faji është i imi sepse i ndërhyra në hapësirën e tij, sepse njeriu po ia ngushton hapësirën kafshës secilën herë e më shumë.
Për analogji:
- Ish pushtetarëve ia falim dhe ia shpërblejmë arrogancën, sepse është në natyrën e tyre me qenë arrogantë e të korruptuar. Ashtu janë ata!
- Faji është i Vetëvendosjes dhe i qeverisë, sepse iu ndërhyri dhe ua ngushtoi hapësirën e korrupsionit atyre.
Analogjia me kafshët është cinike dhe poshtëruese për ish-pushtetarët, por vota për ta është cinike dhe e dëmshme për veten e për vendin.
Prandaj, kjo mënyrë gjykimi është shqetësuese.
(* përgjigje, disi e shkurtër, disa miqve në fb, që kanë shqetësim të drejtë e të sinqertë por me të cilët nuk pajtohem për "zgjidhjen" e dhënë të padrejtë dhe jo logjike, sepse kundërthënëse: nuk e durojmë arrogancën, prandaj zgjodhi arrogancën e dëshmuar!)