Konjufca: Lista Serbe në mënyrë të hapur po e shantazhon Kuvendin

Aktuale

Konjufca: Lista Serbe në mënyrë të hapur po e shantazhon Kuvendin

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 10:49
Glauk Konjufca

Ka dështuar sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit.

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë që Lista Serbe po e bojkoton qëllimshëm Kuvendin e Kosovës.

“Lista Serbe po e bojkoton qëllimshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme Kryesinë e Kuvendit të Kosovës. Kjo është e papranueshme për ne dhe nuk pranojmë shantazh aq më keq që Lista Serbe po e bën në mënyrë publike pa e fshehur”.

“Ne nuk pranojmë asnjë lloj shantazhi. Simiq po vjen këtu me na tregu që është, por pastaj kur po bëhemi katër dhe ai po largohet që ne të mbesim tre e të mos ketë ketë kuorum”, ka thënë Konjufca në një konferencë për media.

Megjithatë Konjufca ka thënë se përkundër që s’pati kuorum për të caktuar seancën e radhës, ai në koordinim me nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare në takim, kanë vendosur të caktojnë seancën e radhës e cila do të mbahet më 18 nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat