Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj kryetarit të ri të Shtimës, Qemajl Aliut.
Aliu ditën kur fitoi zgjedhjet tha se më në fund pas 22 vitesh Shtimja është e lirë.
E kjo ka bërë që Çitaku të reagoj përmes një postimi në facebook, ku tha se, Shtimja ka qenë e robëruar para 22 vjetësh.
Çitaku, tha se në Shtime ka ndodhur rrotacion demokratik.
“Jo kryetar. Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar. Naim Ismajli bashkë me shumë gra dhe burra kanë luftuar dhe e kanë çliruar Shtimen dhe mbarë Kosovën.”
“Në Shtime ka ndodhur një rrotacion demokratik. Aq”, u shpreh aj