Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni, pritet ta marrë në udhëheqje këtë komunë.
Në deklarimin e pasurisë, deputeti aktual i LVV-së ka deklaruar tri shtëpi, një vikendicë dhe rreth 12 hektarë tokë, që mbërrijnë vlerën e 771 mijë eurove.
Të njëjtit në deklarimin e pasurisë i figuron funksioni i deputetit, ligjërues në Kolegjin “Arbëri” dhe në atë të “UBT”-së.
Si pasuri të luajtshme ai e ka deklaruar edhe një motoçikletë të tipit “Ducati S2R 800” në vlerë prej 2200 eurove.
Kryetari i ri i Gjilanit ka kredi në vlerë 7500 euro, të cilat thuhet se i ka marrë për studime, vetura dhe nevoja personale.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/16/auto_auto_Pasuria_e_palutjshme16370550141637059908.png)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/16/auto_auto_Detyrimet16370550541637059911.png)