Kryeministri Kurti pak më parë ka emëruar Rifat Latifin ministër të shëndetësisë në vend.
Në lidhje me këtë ka reaguar Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, i cili shprehet se ky vendim ishte i drejtë dhe i duhuri, përcjell “Bota sot”.
Ai thotë se me persona si Rifat Latifi dhe Alban Hyseni, rruga e LVV është shumë e thjeshtë.
Postimi i plotë
Rruga përpara e VV-së është fare e thjeshtë. Sa më shumë Rifat Latifa dhe Alban Hysena, e sa më pak bashibozukë.
E priftë e mbara doktor Latifin.