Ish-deputeti Shaip Muja tregon përvojën e tij, me ministrin e ri të Shëndetësisë

Aktuale

Ish-deputeti Shaip Muja tregon përvojën e tij, me ministrin e ri të Shëndetësisë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 12:59
Shaip Muja

Rifat Latifi u emërua sot nga Qeveria e Kosovës si Ministër i ri i Shëndetësisë.

Latifi para gati dy dekadave e hapi qendrën e Telemjekësisë në Kosovë bashkë me mjekun, Shaip Muja – njëherit ish-deputet i PDK-së.

I pyetur ky i fundit tha se ka vlerësime pozitive për të si koleg në fushën e kirurgjisë.

Megjithatë, Muja nuk pranoi të komentojë nëse Latifi është i duhuri për postin që e mori sot.

“Po e kemi themelu bashkë qendrën e Telemjekësisë në Kosovë. Që 11 vjet a 12 vjet nuk kam kontakte profesionale me të. Për problemin e kirurgjisë është në rregull. Por, për problemin menaxherial nuk kam të dhëna. Jam i larguar nga vlerësimet politike moti. Për krejt kolegët flas mirë. S`muj me garantu për askënd”, u shpreh Muja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat