Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebok, ka përshëndetur emërimin e kirurgut, Rifat Latifi.
Haradinaj e uron Latifin për këtë postë të pranuar duke i shprehur shumë suksese në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, përcjell “Bota sot”.
Kujtojmë që Latifi vjen nga SHBA-të, për të ushtruar tashmë detyrën e Ministrit të Shëndetësisë.
Postimi i plotë
Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë.
I uroj sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
RH