Prishtina këtë të diel u bë me kryetar të ri. Ai është Përparim Rama, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
E Ramën, pas marrjes së këtij posti, e presin punë të mëdha.
Njëra ndër to është edhe 'Tregu i Gjelbërt" gjendja e të cilit tash e sa ite është e mjerueshme.
Duke e parë këtë gjendje, kryetari i sapozgjedhur, kishte planifikuar investime edhe në këtë pjesë.
Gjatë fushatës zgjedhore, ai kishte prezantuar një projekt se si do të transformohej kjo pjesë e kryeqytetit.
Ndryshe, Tregu i Gjelbërt i Prishtinës njihet edhe si tregu kryesor i pemëve dhe perimeve në Prishtinë.
Gjendet pothuajse në qendër të qytetit dhe është vetëm disa qindra metra larg institucioneve, pushtetit lokal dhe atij qendror.