Deputet i VV-së: Grenell e di të vërtetën për gazin, por është manipulues

Aktuale

Deputet i VV-së: Grenell e di të vërtetën për gazin, por është manipulues

Nga: H.O. Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 16:52
Richard Grenell

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në një postim të tij në Facebook i ka reagua ashpër diplomatit amerikan, Richad Grenell.

Basha e quan Grenellin si manipulues, pasi sipas tij, Grenell e di se e vërteta qëndron ndryshe, mirëpo qëllimisht ka gënjyer.

“Ky është Grenelli, që e di se e vërteta për gazin dhe qëndrimin e Presidentes është ndryshe, mirëpo prap gënjen, pra është MANIPULUES”, shkruan deputeti i Vetëvendosjes.

Postimi i plotë:

Ka gënjeshtar dhe manipulues, dhe Grenelli është ky i fundit.

Gënjeshtari mundet edhe m’u fal nganjëherë, dhe kjo sepse mundesh me përfundu duke gënjy pa fajin tënd. Për shembull, t’thotë dikush “ish rrëzu një ndërtesë,” dhe ti në mirëbesim e shpërndan të njejtin lajm te dikush tjetër, mirëpo lajmi del të jetë jo i vërtetë.

Në këtë rast ke gënjy, mirëpo falesh sepse e ke bë pa qëllim dhe njohuri, por vetëm duke besu burimin e informatës.

Në anën e kundërt ai që e ka ditë që e vërteta qëndron ndryshe dhe qëllimisht të ka gënjy, ai shkurt të ka manipulu dhe prandaj quhet jo vetëm gënjeshtar, por manipulues.

Ky është Grenelli, që e di se e vërteta për gazin dhe qëndrimin e Presidentes është ndryshe, mirëpo prap gënjen, pra është MANIPULUES!

E tash mendoni s’i me i emëru nivelin e tretë, ata që e njohin Grenellin për manipulues dhe prapë vazhdojnë me i përdor si argument manipulimet e tija?

Manipulues n’katror, flliqësirë, bërllog, shati… mundeni me plotësu në komente ndoshta me ndonjë emërtim më adekuat./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat