Rama e Abdixhiku në një darkë të përbashkët me familjet e tyre pas aktiviteteve të ngjeshura

Aktuale

Rama e Abdixhiku në një darkë të përbashkët me familjet e tyre pas aktiviteteve të ngjeshura

Nga: M.L. Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 19:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, mbrëmjen e sotme e kanë përmbyllur me një darkë të përbashkët me dy familjet e tyre.

Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ndërsa shihet së bashku me familjen e tij dhe familjen e kryetarit Abdixhiku.

Ai ka shkruar se u takuan pas aktiviteteve të ngjeshura.

Pas aktiviteteve të ngjeshura, u takuam bashkë me familjet tona, për ta përmbyllur ditën së bashku me më të dashurit tonë, që na japin mbështetje përherë!”, shkruan Rama në Facebook.

Ndryshe, Përparim Rama është zgjedhur kryetar i Komunës së Prishtinës, në balotazhin që u mbajt të dielën më 14 nëntor duke e mundur kështu kandidatin e LVV-së, Arben Vitia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat