Lidhja Demokratike e Kosovës ka dal fituese në Komunën e Dragashit pas numërimi të votave të diasporës.
Nga votat e rregullta, Shaban Shabani i PDK mori 5.648 vota, apo 50,21%, ndërsa Bexhet Xheladini nga LDK mori 5.601, apo 49,79%.
E nga numërimi i votave të diasporës, Bexhet Xheladini do të jetë kryetar i Komunës së Dragashit.
Xheladini mori 244 vota, ndërsa Shabani vetëm 54 vota, shkruan “Bota sot”.
LDK del e para me votat e diasporës me 5.845 vota kurse PDK ka marrë gjithsej 5.702 vota.