Gafet e politikanëve të Kosovës janë të shumta. Paraqitjet e tyre publike jo rrallë herë kanë prodhuar “skandale” . Janë ato momentet që ata s`do të dëshironin t`i shihte askush.
Por, ja që mediet janë kujdestare të veprave të politikanëve duke qenë se të njëjtit janë udhëheqës dhe natyrisht popullit i intereson të dijë se nga kush udhëhiqet.
Një video që momentalisht po bën xhiron nëpër rrjetet sociale, është ajo e një interviste të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me gazetarin Enkel Demi.
Në këtë intervistë Thaçi pyetet nëse te koka e shtratit mban telefonin apo librin, Thaçi thotë që e mban librin por zihet ngushtë kur pyetet se cilin libër dhe kërkon që të ndalet xhirimi.
“Gazetari: Te koka e shtratit mbani telefonin apo librin?
Ish Presidenti Thaçi: Mbaj librin jo telefonin.
Gazetari: Cilin libër e kishit dje?
Thaçi: Ndale bre qetu, nëse mundesh 😀
Gazetari: e ndalim.
Klikoni këtu për ta parë videon