​Fitorja në Dragash, LDK falënderon diasporën

Aktuale

​Fitorja në Dragash, LDK falënderon diasporën

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 20:25
Bexhet Xheladini

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas fitores së kandidatit të kësaj partie në Dragash.

Në një postim në Facebook thuhet se Bexhet Xheladini, tashmë edhe zyrtarisht është kryetar i ri komunës së Dragashit.

“Konfirmohet fitorja e madhe e LDK-së në Dragash. Faleminderit diasporë për kontributin dhe mbështetjen masive që i keni dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në postim.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Dragashit Bexhet Xheladini ka marrë 244 vota nga diaspora, ndërsa Shaban Shabani nga PDK-ja ka marrë vetëm 54 vota. Ky i fundit kishte 47 vota më shumë sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat