E humbi Dragashin, PDK kërkon të mos përfshihen votat e diasporës

Aktuale

E humbi Dragashin, PDK kërkon të mos përfshihen votat e diasporës

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës në Dragash ka reaguar pas rezultatit me votat e numëruara të diasporës.

Votat e diasporës kanë përmbysur rezultatin në komunën e Dragashit ku po printe Partia Demokratike e Kosovës me 50,21 për qind të votave. Ky rezultat ndryshoi pasi votuesit nga diaspora e votuan kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini.

244 vota janë për LDK-në nga diaspora ndërsa PDK mori 54 vota.

PDK në këtë komunë dyshojnë se votat nga diaspora i kanë plotësuar pronarët e një agjencie turistike.

“Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani”.

Nga kjo parti i kanë bërë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë dhe ti jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë.

Kjo parti ka kërkuar nga KQZ dhe PZAP që rezultatet e diasporës mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore.

Postimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave, 
Të dashur qytetarë të Dragashit. 
Nga ajo që sot pamë në QNR nga vëzhguesit tanë, shumica e votave me postë që kanë ardhur për Komunën e Dragashit, janë vota të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme. Po ashtu, shihet qartë që zarfet janë të shënuara nga e njëjta dorë. 
Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani. 
Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë dhe ti jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë. 
Jemi të gatshëm ti ofrojmë Prokurorisë gjithë informatat që i posedojmë për këtë krim ndaj demokracisë. 
Askush nuk mund ta deformoj vullnetin e mijëra votuesve të Dragashit. 
Kërkojmë nga KQZ dhe PZAP që të reagoj menjëherë për këtë krim dhe këto zarfe të mbushura nga një dorë e vetme, mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore. 
Në të kundërtën, ne jemi të detyruar t’i ndjekim të gjitha instancat ligjore për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Dragashit nga keqbërës që me metoda kriminale mundohen ta deformojnë rezultatin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat