Pasi Arben Vitia i humbi zgjedhjet lokale në Prishtinë, analisti Krenar Shala ka ardhur me një propozim për Lëvizjen Vetëvendosje.
Shala u shpreh se VV duhet me përzgjedh një kandidate femër për në zgjedhjet e ardhshme lokale në Prishtinë.
“Shumë lehtë ka me e pas me u zgjedh kryetare, se ky kryetari i ri çka ka premtu, vështirë osht me e vizatu, e le mo me e realizu”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
VV-ja, në zgjedhjet e ardhshme lokale për Prishtinën, duhet me e përzgjedhë ni kandidate femër. Qysh tash duhet me e identifiku (se ka plot) edhe me ia pregatitë personalitetin publik. Shumë lehtë ka me e pasë me u zgjedhë kryetare, se ky kryetari i ri çka ka premtu, vshtirë osht me e vizatu, e le mo me e realizu.