​PDK e LDK barazohen për nga numri i komunave të fituara

Aktuale

​PDK e LDK barazohen për nga numri i komunave të fituara

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Rezultatet preliminare të KQZ-së nxorën PDK-në parti të parë në Kosovë duke fituar në nëntë komuna, ndërsa LDK shtatë.

Pas numërimit të votave nga diaspora është barazuar numri i komunave në të cilat kanë fituar kandidatët e PDK-së dhe LDK-së.

LDK-ja, pas numërimit të votave me postë, doli e para në Dragash, duke barazuar numrat e përgjithshëm të komunave me PDK – tetë me tetë.

PDK ka fituar në Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçaniku, Drenas.

LDK ka fituar në Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Junik, Fushë Kosovë, Dragash.

AAK në Gjakovë, Deçan, Suharekë, Klinë, Rahovec. LVV në Gjilan, Kamenicë, Shtime, Podujevë. Nisma Socialdemokrate në Malishevë. Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin në Obiliq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat