​Miratohet projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë Kosovës

Aktuale

​Miratohet projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë Kosovës

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 06:54
FSK

(E plotësuar 11:11) - Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Fillimisht, komisioni miratoi një për një, 12 amendamente shtesë të projektligjit. Ato për votim i paraqiti, kryesuesi i grupit punues, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Ai tha se ky projektligj me amendamentet plotësuese i plotëson gjitha kriteret.

Por deputeti i PDK-së, anëtar i komisionit, Hisen Berisha shprehu rezerva për disa prej amendamenteve dhe për këtë arsye abstenoi për projektligjin.

Ky ligj rregullon çështjet një herë e përgjithmonë dhe jo çështje specifike, prandaj duhet të ketë kujdes në formulime”, tha ai.

Anëtarët e tjerë të komisionit u pajtuan me amendamentet.

***

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes sot mban mbledhje.

Rendi i ditës:                                                     

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e komisionit e mbajtur me datë 26.10.2021;

3.    Shqyrtimi i raportit me propozim-amendamente i Projektligjit Nr.08/L-036 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit;

4.    Të ndryshme.
 
Vendi: N302 Koha: 10:00 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat