Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është në proces të përzgjedhjes së emrit për nënkryetar të ri të Kuvendit.
Kjo pozitë ka mbetur e zbrazët që nga zgjedhja e Bedri Hamzës, Kryetar i Mitrovicës.
Në PDK, siç merr vesh media, tashmë po flitet për 3 emra, si të mundshëm për të udhëhequr me këtë pozitë.
Blerta Deliu, Enver Hoxhaj e Xhavit Haliti, janë emrat potencial për nënkryetar të Kuvendit.
I kontaktuar nga media, deputeti Xhavit Haliti ka thënë se nuk është i informuar nëse është propozuar nga partia për nënkryetar të PDK-së.
“Prej juve po dëgjoj, nuk më ka thënë askush për këtë , e as nuk i kam kërkuar askujt”, ka thënë.
Media ka kontaktuar edhe me dy deputetët e tjerë të përfolur për këtë pozitë, por as Blerta Deliu e as Enver Hoxhaj nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit.
Të enjten pritet të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku edhe pritet të zgjidhet nënkryetari i ri.