Edhe një provokim i Serbisë ndaj Kosovës: Përkrah kriminelit Mlladiç, tani edhe krimineli Drazha Mihajloviç

Aktuale

Edhe një provokim i Serbisë ndaj Kosovës: Përkrah kriminelit Mlladiç, tani edhe krimineli Drazha Mihajloviç

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 12:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Se muralet e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç nëpër rrugët e Beogradit nuk mjaftojnë për Serbinë, tregon veprimi i radhës, ku në cep të rrugës Njegoseva dhe rrugës Aleksa Nenadovic në Beograd, afër muralit të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid para Tribunalit të Hagës, sot në mëngjes është zbuluar një mural i komandantit çetnik Drazha Mihajloviç.

I dënuar për krime në Luftën e Dytë Botërore, sidomos ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe boshnjakëve në Bosnje.

Aty afër të martën është bërë një mural i Dukës Mishiq, komandantit të famshëm të Luftës së Parë Botërore, por gjatë natës i është “shtuar” një flamur.
|
Pas njoftimit të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut se do të pikturonte një mural kushtuar Mlladiqit, Ministria e Punëve të Brendshme e ndaloi atë veprim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat