Dimplomati, Astrit Zemaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ditën e sotme e ka nisur me një vizitë të veçantë nga Uashingtoni duke e pritur në takim në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, zyrtarin e lartë për Kosovën në US State Department, Ilan Goodman.
Zemaj ka shkruar se me Goodman i cili edhe është në krye të zyrës/Desk për Kosovën në Departmentin e Shtetit ka një bashkëpunim të shkëlqyer ndër vite.
“Me z.Goodman kemi bashkëpunim të shkëlqyer nder vite, i cili në krye të zyrës/Desk për Kosovën në Departmentin e Shtetit ka percjellë vendin tonë dhe rrugëtimin e tij jo vetëm në avancimin e proceseve në rrafshin bilateral por edhe të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.
Jemi të bekuar me miqësinë mes vendeve tona, dhe përjetësisht jemi mirënjohës SHBA-ve për mbeshtetjën e pakursyer për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e rrugëtimit tonë”, shkruan Zemaj.