Shpejtim Bulliqi nga LVV, ka fituar një mandatë të plotë në Podujevë në zgjedhjet komunale.
Ai ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, i cili uroi për mandatin e ri të fituar në zgjedhjet e 14 nëntorit.
Postimi në Facebook:
I nderuar me vizitën e Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, i cili erdhi për të më uruar për mandatin e ri të fituar në zgjedhjet e 14 nëntorit.
Shprehëm zotimet tona që si institucione lokale dhe qendrore të përafrojme qëndrimet tona dhe të bashkëpunojmë në projekte të ndryshme në interesin e qytetarëve tanë.
E falënderova z. Konjufca për përkrahjen dhe mbështetjen e palodhshme në fushatën tonë në Podujevë.