Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilët së bashku kanë diskutuar për rezultatin zgjedhor.
Krasniqi ka pos tjersha e ka falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë.
Postimi në Facebook:
Pata kënaqësinë që sot të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili më uroi për rezultatin zgjedhor të PDK-së në Zgjedhjet Lokale.
Gjatë këtij takimi diskutuam lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti pas përmbylljes me sukses të procesit zgjedhor në të dy raundet.
Ambasadorin Minxhozi e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë, si dhe theksova nevojën për forcimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi në çdo fushë, për çka do të angazhohet edhe PDK. 🇽🇰 🇦🇱