Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, në ditën e tij të parë të punës ka pritur për vizitë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë takimit me Ministrin Latifi, Kryeministri Kurti u njoftua për ecurinë e vaksinimit kundër Covid-19 dhe atij kundër gripit sezonal, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të profesionistëve shëndetësor.
Kryeministri Kurti i uroi Ministrit Latifi detyrën e re.
Ai poashtu shprehu mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në angazhimin e forcimit të shërbimeve shëndetësore.