12 raste të reja me variantin Delta Plus janë konfirmuar në Kosovë më 10 nëntor, pas testimit të 70 mostrave në një laborator në Gjermani.
Konfirmimi i këtyre rasteve ka bërë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në këtë laborator tri ditë më parë të dërgojë për në Gjermani edhe një numër të mostrave të tjera.
Këto mostra arrijnë nesër në Gjermani deri sa, rezultati i tyre do të dihet pas dhjetë dite.
Kjo është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
“Një numër mostrash që kanë rezultuar pozitive me SARSCOV-2 me variantin delta janë nisur nga IKSHPK-ja, për analizë për variantin DeltaPlus në Gjermani, ku pritet të arrijnë nesër. Dhjetë ditë më pas, pastaj pritet që rezultatet e tyre t’i komunikohen IKSHPK-së, nga një institut gjerman”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi është duke bërë thirrje për respektim të masave dhe vaksinim të popullatës.
Pikërisht në ditën kur në vend rezultuan pozitive me variatin DeltaPlus 12 raste ministria përmes një komunikate tha se duke pasë parasysh akoma numrin e lartë të personave aktiv që mund të bartin infeksionin dhe të panjohurat për shpërndarjen e shpejtë të COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithëve që t’i zbatojnë vendimeve të fundit të Qeverisë dhe të bëhet monitorimi i vazhdueshëm i masave me një dinamikë të shtuar të kontrollit nga ana e Inspektorateve dhe Policisë së Kosovës për të pasur efekt në uljen e lakores epidemiologjike dhe në uljen e numrit të vdekjeve.