Përfundimi i Luftës së ftohtë solli edhe fillimin e luftës për shpartallimin Jugosllavisë komuniste.
Të gjitha shtetet e Evropës Juglindore do ta përqafonin lirinë dhe demokracinë perëndimore. Regjimet tiranike të ngritura nën ideologjinë komuniste të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik, si kontrollues, mbikëqyrës dhe madje pushtues i tyre (ushtarak) duke pasur baza të fuqishme ushtarake, si në Bullgari, Poloni etj. Kjo shënoi edhe fundin e Paktit të Varshavës.
Perëndimi e përkrahu në kohë të ndryshme edhe krijimin e shteteve të pavarura nga njësitë federative të ish-Jugosllavisë, duke filluar me Slloveninë, dhe duke u përmbyllur ma në fund me Kosovën, pas një lufte të përgjakshme, e cila mori fund me kapitullimin e Serbisë para NATO-s në Kumanovë. Shpërbërja e Jugosllavisë komuniste nuk u kompletua, pasi Vojvodina mbeti e nënshtruar nga Serbia.
Gjithashtu Sanxhaku i dominuar plotësisht kryesisht nga shqiptarë të asimiluar gjuhësisht, mbetet një krahinë që kërkon zgjidhje.
Nuk u kompletua as largimi përfundimtar i Rusisë.
Por, as Kosova ende nuk po lirohet nga Serbia. Kryesisht si pasojë e fuqisë së Rusisë, ndikimit agresiv të saj në raport me Kosovën. Serbia ka pasur gjithmonë afri, pasi pa mbështetjen e saj, ajo kufirin me Kosovën do ta kishte tek portat e dikurshme të Beogradit.
Këtë bashkëjetesë dhe ndikim e shprehu të mërkurën edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, duke iu referuar një frazeologjizmi serb, ai paralajmëron zhvillime dramatike, por, pa e përcaktuar kahjen. “Unë thashë se do të shkojë në Moskë dhe do të kthehem, siç thonë njerëzit tanë, ose si kolonel ose si i vdekur”, tha Vuçiqi në një emision në Serbi.
Pra, Serbia dhe Vuçiq e kanë të gjithë fuqinë agresive të bazuar në përkrahjen ruse. Paralajmërimi i tij se do të mund të kthehet si kolonel, është një ogur se ai dëshiron një zgjidhje ushtarake, përkatësisht të zgjidhë krizën në Bosnje fillimisht me kërcënimin ushtarak, dhe pastaj të njëjtën gjë edhe për Kosovën. Pra, ai do të shkojë për të marrë fuqi, nëse kjo nuk ndodhë, ai do të jetë i dështuar.
Askush nuk ka reaguar në perëndim për kërcënimin e ri të Serbisë, ndërkohë që Tanja Fajon dhe një grup i eurodeputetëve ka reaguar fuqishëm ndaj karakterit politik të Serbisë, që edukohet nëpërmjet krimit, duke ofenduar qytetërimin perëndimor, pasi po vazhdon t’i madhërojë kriminelët e dënuar nga drejtësia ndërkombëtare, madje edhe për shkak të gjenocidit ndaj popujve në Ballkan
“Mbrojtja e muralit është një shembull tjetër se çfarë mendojnë Qeveria e Serbisë dhe presidenti Vuçiq për pajtimin, sundimin e ligjit, demokracinë dhe bashkëpunimin rajonal. Edhe një herë, autoritetet serbe dhe zyrtarët më të lartë politikë serbë kanë treguar hapur se nuk respektojnë drejtësinë ndërkombëtare dhe vendimet e saj, si dhe viktimat e luftërave. Është krejtësisht e papranueshme që një vend kandidat për anëtarësim në BE ta vendosë policinë e tij për ta mbrojtur moralin e një krimineli të dënuar lufte”, thuhet në deklaratën e eurodeputetëve.
Presidenca Biden, duhet ta bëjë të pamundurën që sikurse gjatë viteve të ’90-ta dhe fundit të tyre me Kosovën, ta godasë politikën serbe, aty nga ku asaj i buron, dhuna, urrejtja si komb dhe shtet, ndaj të tjerëve, veçanërisht shqiptarëve.
Atë që Biden si senator kërkonte ta bënte Amerika gjatë luftës në Kosovë, që ta ndryshonte karakterin e Serbisë, çrrënjosjen e maskës dhe mashtrimit serb se ata janë viktima, ndërsa i viktimizojnë të tjerët në vazhdimësi.
“Ne duhet të hyjmë në Beograd dhe ta okupojmë vendin siç bëmë në Gjermani dhe Japoni.
Duhet të hapim gjyqe publike, për ta hequr maskën e viktimizimit të serbëve, që njerëzit në Serbi ta dinë se çfarë ka ndodhur. Është e vetmja gjë që mund të funksionojë”, thoshte me 1999 Biden.
Vërtetë është e vetmja mënyrë që do të kishte funksionuar. Por, president Biden gjejeni mënyrën tash, për ta goditur apo hyrë në Serbi, ashtu që ajo ta ndryshojë karakterin e saj mashtrues dhe viktimizues!
Ashtu do të goditej edhe Rusia, do të shënohej fundi i ndikimit rus dhe destabilizimit të Kosovës dhe rajonit.