FSK viziton shtëpinë e të moshuarve, Kastrati: Na shtuan krenarinë

Aktuale

FSK viziton shtëpinë e të moshuarve, Kastrati: Na shtuan krenarinë

Nga: A.SH Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:41
FSK

Bamirësi Halil Kastrati ka pritur sot në vizitë në shtëpinë e të moshuarve Ushtaraket e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Na vizituan e na shtuan krenarinë, ato qëndruan për rreth katër orë me banorët e shtëpisë", ka shkruar Kastrati.

Postimi në Facebook:

Faleminderit për vizitën krenaria e Kosovës!

Sot, si ç’do ditë tjetër, në shtëpinë e të moshuarve patëm vizitë speciale.

Ushtaraket e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK),na vizituan e na shtuan krenarinë, ato qëndruan për rreth katër orë me banorët e shtëpisë.

U emocionuan nga rrëfimet e tyre, kënduan për ti disponuar, biseduan për të ju larguar mërzinë e madje edhe ushqimin e drekës së bashku e shijuan.

Shumë faleminderit për vizitën e Zoti ju dhashtë forcë e shëndet në këtë detyrë të lavdishme!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat