Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe me vazhdimin e takimeve në mes dy palëve në Bruksel.
Ai ka thënë se është momenti i fundit ku Kosova duhet të insistojë që Serbia ta njoh Kosovës.
“Për me fituar njohjen nga Serbia mbetet ose me dhanë pare ose territor. Është momenti i fundit që duhet me ngul këmbë dhe mos me bo asnjë hap tjetër pa e marrë njohjen. Çështje të caktuara siç është reciprociteti apo çështja e të pagjeturve mund të bëhen edhe pa e marrë njohjen nga ana e Serbisë”, tha Spahiu.
Derisa ka shtuar se në momentin që Serbia do ta njeh Kosovën atëherë do të mund të vazhdohet tutje me tema të tjera.