Konjufca: Koalicioni qeverisës është stabil

Aktuale

Konjufca: Koalicioni qeverisës është stabil

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:13
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes ndërmjet koalicionit qeverisës pas emërimit të ministrit të ri të Shëndetësisë.

Konjufca sonteka thënë se emërimi i Rifat Latifit në postin e ministrit të Shëndetësisë nuk ka lidhje me koalicionin Vetëvendosje-Lista Guxo e Vjosa Osmanit, pasi që këtë post më herët e ka pasur Arben Vitia që garoi në zgjedhjet komunale.

“Krejt çfarë ka të bëjë me koalicionin është e precizuar në fillim, sa i përket ministrive dhe numrit të tyre, kështu që nuk ka lëvizje nuk ka.

Koalicioni qeverisës është stabil”, ka thënë Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat