Krasniqi: Kurti asnjë veprim normal nuk e ndërmori para se t’i çonte Forcat Speciale në veri

Aktuale

Krasniqi: Kurti asnjë veprim normal nuk e ndërmori para se t’i çonte Forcat Speciale në veri

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:24
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, po thotë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duhet t’i merr përgjegjësitë e tij që i takojnë sa i përket procesit të dialogut.

Krasniqi tutje u shpreh se qëndrimi i tyre është që epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

”Pa epilogun e dialogut, Kosova nuk do të bëhet rahat asnjëherë. I takon kryeministrit të Republikës së Kosovës t’i merr përgjegjësitë që  ka në procesin e dialogut dhe në përfundimin e tij”.

”Është obligim që ia kanë mveshë edhe ligjet e Kosovës. Në një moment kur kemi qenë në pushtet ne ia patëm ofru opozitës me udhëheqë dialogun, dhe kjo është kontestua në Gjykatën Kushtetuese dhe ka dalë që vërtetë ka qenë jokushtetuese që për një çështje të tillë me qenë udhëheqëse opozita”.

”Ne si opozitë e kemi komoditetin që mos me e pasë prioritet dialogun, qeveria nuk e ka”.

”Kjo s’është punë e jona për momentin. Ndërsa kryeministri s’mundet të sillet e të thotë siç ka bërë në fushatë zgjedhore  me thanë e kam prioritetin e shtatë edhe tetë, se veç kur t’i bëhet i pari ose i dyti, dhe duke qenë se ai s’mund ta shmang këtë përgjegjësi, sa më herët që e merr këtë obligim në mënyrë të përgjegjshme aq më mirë për vendin”.

”Pozicioni ynë është i njëjti që e kemi shpreh në vazhdimësi, dhe që e kemi në një platformë prej vitit 2018, të cilin dokument e patëm finalizuar pas një sërë tryezash që iniciuam mes partive politike, atëherë kryetari i PDK-së Kadri Veseli ua pati shpërndarë këtë dokument të gjithë kryetarëve të partive politike prej tyre vetëm Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj ka mbetë i njëjti dhe ende nuk patëm marrë feedback”.

”Qëndrimi ynë është që epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”.

”Ne nuk do t’i ikim asnjëherë çështjeve të rëndësisë nacionale. Ne bashkë edhe me Abdixhikun, kryetarin e LDK-së, në momentin e intervenimit në veri për të cilin as nuk e ka njoftu as koordininu, asnjë veprim normal nuk e ka ndërmarrë para se me i çu forcat speciale në pikat kufitare veriore. Megjithatë në momentin që na ka ftu, ne kemi shku dhe e kemi taku për t’i ofru mbështetje qeverisë por para së gjithash Policisë së Kosovës. Njëjtë ka qenë edhe tek ftesa e presidentes tek tendenca e kryeministrit për t’i shty zgjedhjet. Ne nuk iu ikim sfidave”.

”Deri tash nuk ka seriozitet në procesin e dialogut. Sepse nuk shkohet në Bruksel vetëm për të bërë fotografi dhe për të krijuar shou. Sepse përgjegjësitë janë më të mëdha. Sepse dritarja e cila po ekziston për të arrit një marrëveshje, në një moment mund të zvogëlohet apo edhe mbyllet fare”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat