Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave që u mbajt më 14 nëntor.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Vota të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajt më 14 nëntor”, u shpreh ai.