Sot është bërë zëvendësimi i dy deputetëve të PDK-së në Kuvend të Kosovës të cilët kanë dhënë dorëheqje pas janë zgjedhur kryetarë të komunave.
Rashit Qalaj e ka zëvendësuar deputetin Bedri Hamza, derisa Isak Shabani e ka zëvendësuar deputetin Fadil Nura.
Qalaj dhe Shabani kanë dhënë betimin zyrtar si deputetë në seancën e sotme të Kuvendit.
Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i Mitrovicës së Jugut derisa Fadil Nura u zgjodh kryetar i Skenderajt, të dy në rund të parë të zgjedhjeve lokale.