Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot janë arrestuar dy të dyshuarit për plaçkitjen e argjendarisë në Prizren e cila ndodhi të hënën në mbrëmje, me ç’rast janë plagosur babë e bir pronarë të asaj argjendarie.
“Ju njoftoj se sot janë arrestuar dy të dyshuar për plaçkitjen e argjendarisë në Prizren, me ç’rast janë plagosur babë e bir.
Tashmë disa lokacione janë duke u bastisur.
Të dyshuarit kanë qenë të arrestuar deri vonë për plaçkitje të mëhershme, por fatkeqësisht gjykata i ka liruar në procedurë të rregullt, e tash janë riarrestuar”, tha Kurti.