Turpi i quajtur Ana Bernabiç: Kryeministrja u bë Vuçiq më i keq se Vuçiqi

Aktuale

Turpi i quajtur Ana Bernabiç: Kryeministrja u bë Vuçiq më i keq se Vuçiqi

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:15
Ana Bernabiç

Kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç për një kohë të shkurtër ia doli të bëhet nga “kuadri ekspert” dhe teknokrati që kishte detyrë digjitalizimin e Serbisë në kujdestarin përparimtar që është e gatshme të “copëtoj” secilin që nuk është sipas dëshirës së tyre- agresiviteti i shefes së qeverisë është rritur aq shumë, ashtu që për ironi shefi i saj Vuçiq krahasuar me te duket paqësor, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Që të tejkalohet Vuçiq në disiplinën e preferuar që duket bajat ndaj rrethit, medieve dhe rivalëve politik dhe nxjerrjen konstante të gënjeshtrave dhe manipulimeve, mundet vetëm dikush si Bernabiç në çka duket e talentuar

Në disa raste në kohët e fundit, kreu i qeverisë ka treguar se nuk meriton funksionin që kryen dhe se qëndrojnë konstatimet se ajo nuk përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve por vetëm të shefit të saj.

Nëse pronari i saj nuk e do mediumet N1 dhe “Nova.rs”, atëherë detyrë e BErnabiç është të urrejë dhe konfrontohet me ta pa zgjidhur mjetet. Kështu ajo pa asnjë “pardon” ka sulmuar N1 për fushatë kundër vaksinimit gjë që nuk qëndron. E pangarkuar nga faktet, ajo nuk e ka problem hapur të gënjejë dhe transmetojë porosi te shumë qytetarë, duke bërë dallime edhe mes gazetarëve si armiq të vendit.

Se Brnabiç drejton lehtë gishtin e akuzës ndaj medieve që punojnë kundër qeverisë, përderisa ajo dhe pronari i saj krijojnë “kohën e artë” të Serbisë, mund të shihet nga deklarata e djeshme kur hapur gënjeu për tekstin e fazetës “Nova” ku thuhej se “Metju Palmer edhe Richard Grenell janë lobues të Serbisë“.

Si duket ajo ka problem në kuptimin e asaj që ka lexuar, apo ka parë diçka që tjerët nuk e kanë parë, duke ardhur në përfundim se bëhet fjalë për “rrenë brutale të turpshme”, që është tipike për vete atë sepse “ka problem të kuptoj si të kuptojë”.

Përkundër problemeve me lexim, Brnabiç nga ana tjetër tregoi se gjendet mirë në pasimin e spoteve të montuara kundër rivalëve të opozitës.

Kryeministrja e Serbisë tregoi se nuk ka turp për të bërë fushatë të ndotur, të fyejë dhe vizatoj shënjestrën në ballë kundërshtarëve. Aq më tepër të nxjerr në publik faktin e sulmeve të reshtura ndaj opozitarit Gjilas.

Edhe nëse ajo do fliste të vërtetën rreth Gjilas, paramendoni sikur një kryeministër i një vendi tjetër të nxjerr spote të montuara për opozitën në rrjetet social. Paramendoni sikur kryeministrat e Italisë, Zvicrës, Francës, Spanjës, apo Malit të Zi të bënte këtë që bënë Brnabiç.

Pikërisht kaq është dallimi mes Serbisë së sotme dhe ndonjë vendi tjetër të rregulluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat