Tahiri i PDK-së: A pe sheh ku ke mbet kryeministër

Aktuale

Tahiri i PDK-së: A pe sheh ku ke mbet kryeministër

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:54
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se ka mbetur me vetëm katër komuna, teksa ka përmendur se PDK-ja do të udhëheq me nëntë komuna.

Ai përmendi edhe numrin e qytetarëve që kanë votuar për këto dy subjekte politike.

“Se di a e ke kuptu se na patë lodh 14 shkurti, 14 shkurti. Ka ardh 14 nëntori. A e din me sa komuna me mbet kryeministër. A e din kryeministër se ke mbetur me 4 komuna që i përfshinë komplet 220 mijë qytetarë.

Domethënë PDK-ja i qeverisë 9 komuna që i përfshinë diku 620 mijë qytetarë. Qe ku je mbet kryeministër, apo e sheh”, ka thënë Tahiri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat