​Deputeti i PDK-së: Qeveria i tha jo zhvillimin energjetik dhe bashkëpunimit strategjik me ShBA-të

Aktuale

​Deputeti i PDK-së: Qeveria i tha jo zhvillimin energjetik dhe bashkëpunimit strategjik me ShBA-të

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 13:02
Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se projekti i gazsjellësit është bazik për infrastrukturën energjetike.

Sipas tij, refuzimi i këtij projekti është t’i thuash jozhvillimit energjetik dhe bashkëpunimit strategjik me ShBA-në, dhe afrim të gazsjellësit rus në Ballkan.

Në seancën plenare ku po debatohet për projektin e gazsjellësit në Kosovë, Shala tha se ekzekutivi është dashur të ketë koordinimin më të madh me ShBA-në , Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për këtë projekt.

Shala: Projekti i gazsjellësit është projekt bazik për infrastrukturë energjetike

“Projekti i gazsjellësit është projekt bazik për infrastrukturë energjetike. Për ta refuzuar shtrirjen e infrastrukturës bazike energjetike është t’i thuash jo këtij zhvillimi, është t’i thuash jo bashkëpunimit strategjik me ShBA-të. Është t’i thuash po gazsjellësit rus në Ballkan, këtu mendoj se keni qasje të gabuar në politik”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat