Ky është numri i rasteve të reja me CoVID-19 gjatë 24 orëve

Aktuale

Ky është numri i rasteve të reja me CoVID-19 gjatë 24 orëve

Nga: M.L. Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë.

Sipas raportit kjo shifër rezultoi nga testimi i 1.498 personave. Lajm i mirë është se gjatë fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu, janë shëruar edhe 16 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

18 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës.

Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605. Në total numri i rasteve aktive është 400.

Të dhënat e detajuara i gjeni këtu

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat