Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar debatin në seancën e sotëm të Kuvendit për gazin amerikan.
Ai ka thënë se ky projekt është refuzuar nga kryeministri Kurti, për shkak se ky i fundit është antiamerikan.
“U refuzu se kryeministri jonë ka qëndrim anti-amerikan të pastër, dhe nuk besoj që ju e keni krejt këtë mendim”, ka thënë ai.
Haradinaj, ka pasur replika edhe me deputetin e VV-së, Dimal Basha, i cili i ka thënë se njëherë e ka përfunduar shkollën e pastaj ka hy në politikë.
“Aj kolegu mtregojke mu kur e kam kry shkollën, po e kam pas një punë të vogël se e kisha kry edhe unë po është dashtë me ju çliru njëherë”, ka shtuar Haradinaj.