Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot ka marrë vendim për një grevë të përgjithshme të enjten, më 25 nëntor.
Në një njoftim për media thuhet se Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sfeçla dhe ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi t’i ftojë sindikatat në grupin punues për Projektligjin e Pagave.
Qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga viti 2022.
FSSHK-së paralajmëron se grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë.