(E plotësuar 17:15) - Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutave në fshatin Parallovë e Novobërdës.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit ka njoftuar se është grabitur një veturë e një kompanie e cila transportonte paratë e bankave.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani ka thënë se në grabitje ka pasur edhe gjuajtje me armë.
“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informate se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave.”, ka thënë ai.
**
Një plaçkitje si në filma ka ndodhur para pak minutash në dalje të Prishtinës, më konkretisht në fshatin Mramur.
Persona të armatosur kanë ndalë veturën e transportit të parave.
Siç mëson media në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve të gjata, siç shihet edhe nga pamjet vetura e blinduar është gjuajtur me armë zjarri.
Në fund të dyshuarit ia kanë futur zjarrin veturës në një pomp të benzinës.